Skuadra Real Betis e ka ndalur atë të Real Madrid në Santiago Bernabeu në javën e 12-të në La Liga.
Pjesa e parë për madrilenët filloi mjaftë mirë, me Eden Hazardin dhe Karim Benzeman që kishin shanse të qind për qindta për gol.
Pjesa e dytë ishte më stresues për Zinedine Zidanen që filloi të bënte disa ndryshime në formacion, por pa ndonjë gjë pozitive.
Në këtë lojë Los Blancos kishin shansin që ta rimerrnin kreun e tabelës, pasi Barcelona humbi 3-1 ndaj Levantes, por tani qëndrojnë më pikët të njëjta.
Real Madridi është në vendin e dytë me 22 pikë, aq sa kanë edhe Blaugaranasit në të parin, ndërsa në javën e 13-të do të takohen me Eibarin.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.