Real Madrid ka vënë sytë nga një tjetër talent i madh i futbollit evropian.
Bëhet fjalë për Bradley Barcola, yllin 23-vjeçar të Paris Saint-Germain, i cili shihet si përforcim i mundshëm për repartin ofensiv të “Los Blancos”.
Barcola, i lindur në Lyon dhe rritur në akademinë e Olympique Lyonnais, iu bashkua PSG-së në vitin 2023 për plot 50 milionë euro.
Që prej atëherë, ai ka treguar potencial të jashtëzakonshëm, duke shënuar e asistuar në 21 gola gjatë sezonit 2024/25 dhe duke u bërë një nga elementët më të rëndësishëm të sulmit parizien.
Interesi i Real Madridit lidhet edhe me të ardhmen e Rodrygo-s, i cili mund të largohet në fund të sezonit. Barcola shihet si pasues ideal, falë shpejtësisë, teknikës dhe fleksibilitetit për të luajtur si anësor apo si qendërsulmues.
Megjithatë, operacioni nuk pritet të jetë i lehtë. PSG nuk ka ndërmend ta shesë dhe po punon për ta rinovuar kontratën deri në vitin 2030 edhe pse aktualisht është i lidhur deri në qershor 2028.
Pavarësisht kësaj, Real Madrid nuk e humbet nga radari dhe pritet të monitorojë situatën në muajt e ardhshëm.
Nga ana tjetër, vetë Barcola është shprehur i lumtur te PSG, ku ka marrë besimin e trajnerit Luis Enrique dhe ka qenë titullar në shumicën e ndeshjeve.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.