Lajmet e fundit

Real Madrid ka rënë dakord për një marrëveshje për shërbimet e mesfushorit të Bayern Munchen, Thiago Alcantara.
Sipas Onda Cero , ish-lojtari i Barcelonës është opsioni i shefit të Madridit, Julen Lopetegui, për të zëvendësuar Mateo Kovaçiç, i cili i është bashkuar Chelseat, transmeton KlanKosova.
Besohet se është arritur një marrëveshje me lojtarin, dhe tani ajo ka nevojë për Bayernin që ta vulosë.
Spanjolli është i njohur për Lopetegui, pasi ka luajtur nën taktikat e tij, për ekipin kombëtar spanjoll.
27-vjeçari kuptohet se është i interesuar për një kthim në Spanjë, ku ai erdhi prej akademisë së Barça, si një i ri, përpara se të startonte në ekipin e parë, dhe është i etur për një sfidë të re në La Liga.
27 vjeqari në vitin 2013 nënshkroi për Bavarezët, dhe ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2021.