Lajmet e fundit

Real Madridi duket se i ka dhënë fund interesimit për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba, sipas raportimeve nga Marca.
Mbretërit kanë qenë të interesuar që ta sjellin fituesin e Kupës së Botës në Spanjë, mirëpo kërkesat e tij sa i përket pagesës si dhe shuma që ka kërkuar për të United duket se kanë qenë të larta për vlerësimin e tyre.
Kështu, kryeqytetasit duket se do ta kthejnë vëmendjen kah ndonjë lojtar tjetër, ndonëse francezin e kishin dashur tashmë për muaj të tërë.