Real Madrid ka mposhtur Valencian në ndeshjen finale të Copa del Rey në basketboll, me rezultatin 97 – 95.
Këtë trofe e kanë fituar për herë të katërt me radhë, i pesti në gjashtë vitet e fundit dhe është i 27 në histori të klubit.
Basketbollisti më i mirë për madrilenët ka qenë Llull që shkëlqeu sidomos në dy minutat e fundit, ku realizoi dhjetë pikë, kurse në ndeshjet finale ai ka realizuar një mesatare pikësh prej 22 sish.
Për këtë ai ka marrë edhe çmimin e MVP i Copa del Rey. Ky është trofeu i dytë personal për Llull pas atij të vitit 2012./Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.