Skuadra Real Madrid ende është e interesuar që ta përvetësojë menaxherin Mauricio Pochettino.
Nëse gjigantët spanjollë duhet ta zëvendësojnë trajnerin e tanishëm, Zinedine Zidane; atëherë Mauricio Pochettino do të jetë objektivi i tyre i parë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është një mbështetës i madh i shefit të Tottenham.
Pochettino ka arritur që ta çojë klubin anglez në finale të Ligës së Kampionëve dhe kjo gjë e ka mahnitur presidentin Perez.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.