Lajmet e fundit

Fillimisht ishte Atletico Madrid, tash është Real Madrid që konfirmon se do të apelojë vendimin për moslejim të transferimeve për dy afate kalimtare.
"Real Madrid do të apelojë këtë vendim të FIFA-së duke përdorur të gjitha trupat sportive, të cilin ne e konsiderojmë absolutisht të papranueshme", thuhet në qëndrimin e klubit.
FIFA ka dënuar këto dy klube pasi siç thuhet nuk i kanë paraqitur drejt shifrat e transferimeve me lojtarët e rinj, transmeton Klan Kosova.