Lajmet e fundit

Real Madrid duan që ta transferojnë portierin e Chelsea-s, Kepa Arrizabalaga, dhe jo më cakun e tyre të kahmotshëm, David de Gean, sipas TEAMtalk.
24 vjeçari, i cili iu bashkua Chelsea-s për një shumë rekorde prej 72 milionë funte, nuk i ka mirë punët me trajnerin Maurizio Sarri, pas skandalit në Carabao Cup kur kishte refuzuar që të zëvendësohej në finale të kësaj gare.
Në anën tjetër, De Gea po konsiderohet i shtrenjtë nga kampionët e Evropës dhe Botës (116 milionë euro), bashkë me pagën e tij prej 400 mijë funtesh në javë.