Real Madrid ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
"Mbretërit" kanë mposhtur Atalantën me rezultat 3:1 në ndeshjen e dytë të 1/8 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1.
Golat për Realin i shënoi Benzema në minutën e 34-të, Ramos nga penalltia në minutën e 60-të dhe Asensio në minutën e 85-të.
Golin e vetëm të Atalantës e realizoi Muriel me një gjuajtje të bukur nga gjuajtja e lirë.
Tutje kaloi edhe Manchester City.
"Citizens" mposhti me rezultat 2:0 Borussia Mochenglabach dhe me rezultat të përgjithshëm 4:0.
Kevin De Bryne dhe Ilkay Gundogan, në këtë takim ishin autorët që i realizuan golat për ekipin e Pep Guardiola.
https://www.youtube.com/watch?v=gG9V7oSOmXE&ab_channel=FCREALMADRID2021
https://www.youtube.com/watch?v=mHUoJbTs-fk&ab_channel=UEFAChampionsLeagueC12021
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.