Lajmet e fundit

Real Madrid është duke planifikuar blerjen e sulmuesit, Iago Aspas, nga Celta Vigo, raporton Goal, përcjell Klan Kosova.
Los Blancos janë duke kërkuar një sulmues dhe pas dështimit për të nënshkruar me Rodrigo Machado nga Valencia ata tashmë i janë vënë pas Aspas duke e parë atë si zgjidhje të përkryer për sulmin e tyre.
27 vjeçari sezonin e kaluar kishte shënuar 22 gola në 34 ndeshje për Celta-n kështu duke tërhequr vëmendjen e kampionit evropian.