Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Europës ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, i cili shihet si zëvendësues i mundshëm i Dani Carvajal në të ardhmen

Real Madrid ka finalizuar transferimin e anësorit të djathtë Alvaro Odriozola nga Real Sociedad, në arkat e të cilës skuadër ka derdhur plot 40 milionë euro.
Odriozola ka nënshkruar kontratë me Të Bardhët, ngjyrat e të cilëve do t'i mbrojë gjashtë edicionet e ardhshme.
Ai ishte pjesë e përfaqësueses spanjolle që zhgënjeu në Kampionatin Botëror Rusia 2018, duke u eliminuar nga nikoqiri pas ekzekutimit të penalltive.
Meqë në skuadër ishin Dani Carvajal dhe Nacho, Odriozola nuk u paraqit fare në Rusi, ndërsa ka luajtur në 35 nga 38 ndeshjet e Real Sociedad në La Liga.