Lajmet e fundit

Liga spanjolle e futbollit ka paraqitur kalendarin e sezonit 2015-2016 i cili do të ketë 38 raunde që ndahet në dy faza me nga 19 javë.
Short i vështirë ishte për kampionët në fuqi të Barcelonës sepse ato do ta nisin kampionatin me ndeshjen në transfertë ndaj Athletic Bilbaos.
Real Madrid në ruandin e parë do të sfidojë Sportingun e Gijonit që sezonin e kaluar luante në Segunda Division, ndërkohë që Atletico Madrid do të presë në Vicente Calderon, Las Palmas, që është një skuadër debutuese, transmeton Klan Kosova.
El Clasico i parë i sezonit mes skuadrave, Real Madrid dhe Barcelonës do të zhvillohet në datën 8 Nëntor në stadiumin Santiago Bernabeo dhe do të jetë i vlefshëm për javën e 12-të.
Një tjetër ndeshje interesante për tifozët përpos El Clasicos është derbi i Madridit.
Sfida e parë mes Realit dhe Atleticos do të luhet në 4 Tetor në Vicente Calderon ndërsa ndeshja e kthimit do të mbahet me 28 Shkurt në Bernabeu.