Lajmet e fundit

Real Madrid ka barazuar me Villarrealin në "Estadio de la Ceramica" me rezultat 2:2 në kuadër të javës së fundit në La Liga.
Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo shënuan në minutat 11’ dhe 32’ për mbretërit, ndërkaq te Nëndetësja e Verdhë shënuan Roger Martinez në minutën e 70-të, dhe Samu Castillejo 15 minuta më vonë.
Ky barazim lë madrilenët në kuotën e 76 pikëve në vendin e tretë, 14 më pak se kampioni më i ri spanjoll, Barcelona.