Lajmet e fundit

Real Madridi e ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë kundër Rayo Vallecano të dielën në mbrëmje.
Pjesa më e madhe e lojtarëve madrilen nuk ishin për shkak që ende nuk janë kthyer nga pushimet e tyre, pasi që morën pjesë në Kampionatin Evropian dhe në Kupën e Amerikës, kështu që Carlo Ancelotti u dha shanse disa të rinjve.
Formacioni i Real Madrid ishte i përbërë nga: Andriy Lunin, Alvaro Odriozola, Victor Chust, Nacho, Marcelo, Antonio Blanco, Isco, Martin Odegaard, Lucas Vazquez, Sergio Arribas dhe Juanmi Latasa.
Isco e shënoi golin për Los Blancos nga pika e bardhë, pasi Juanmi Latasa u godit në zonë nga Alejandro Catena, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Rayo barazoi rezultatin pasi Victor Chust shndërroi krosimin e Alvaro Garcia në rrjetën e tij.
Real Madridi ndeshjen e ardhshmë miqësore do ta luajë kundër Rangers të dielën, 25 korrik, dhe një tjetër kundër Milanit të dielën, 8 gusht.