Lajmet e fundit

Real Madrid mbrëmë ka shënuar fitore me rezultat 1 me 2, si mysafir i Granadas.
Mbretërit tani janë afër titullit të La Ligas, kurse diferenca me vendin e dytë Barcën tani është vetëm katër pikë kur kanë mbetur vetëm dy javë nga përfundimi i edicionit.
Golat për "Los Blancos" i shënuan Mendy dhe Benzema, kurse për vendësit shënoi Machis.
Ndërkaq Barcelona ka arritur të marrë tre pikë të shtunën nga Vailladolid, me rezultat minimal.
Golin e vetëm për Blaugranat e realizoi Arturo Vidal.