Lajmet e fundit
Los Blancos nuk do të kenë në formacion dy yjet e sulmit dhe trurin e mesfushës në përballjen e së mërkurës

Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale do të mungojnë në përballjen e Real Madrid me Leganes, të mërkurën.
Me këto mungesa do ta fusë ekipin në fushë Zinedine Zidane, i detyruar t'i përgjigjet përballjeve të radhës në gara.
Strategu francez ka vendosur që dy yjet e skuadrës dhe Toni Kroos të pushojnë këtë ndeshje, që të jenë të gatshëm për të tjerat që i presin.
Ndërsa për shkak të lëndimit do të mungojë edhe Raphael Varane, i cili nuk do të jetë i gatshëm as për përballjet me Barcelona dhe Bayern Munich.