Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Europës është e interesuar në transferimin e një portieri të nivelit të lartë dhe këtë verë sytë i ka kthyer kah numri një i Francës

Real Madrid vazhdon të jetë në kërkim të një portieri dhe tani po planifikon që për 70 milionë euro ta transferojë asin e Tottenham, Hugo Lloris.
Të Bardhët duan portier klasi që ta zëvendësojë Keylor Navas dhe deri tani kanë qenë të lidhur me blerjen e David de Gea ose të Thibaut Courtois.
Por tani e kanë kthyer vëmendjen kah një tjetër gardian klasi i Premierligës dhe janë duke e përcjellë me kujdes kampionin e botës me Francën.