Lajmet e fundit
Gjiganti spanjoll raportohet të ketë arritur akord me portierin brazilian, ndërsa tani ka mbetur që marrëveshja të arrihet edhe me skuadrën italiane

Real Madrid ka arritur marrëveshje në parim me portierin e Roma, Alisson, ndërsa pritet që akordi të arrihet edhe me Roma.
Brazilaini është pajtuar t'i bashkohet skuadrës spanjolle pas një edicioni të shkëlqyeshëm në Serie A, duke i lënë klubet të merren vesh për çmimin.
Megjithatë, oferta e parë e Të Bardhëve nuk ka përmbushur kërkesën e Roma, që i ka vënë çmim prej 80 milionë eurosh garadianit të portës.