Lajmet e fundit
Zonja e Vjetër nga Torino synon hakmarrje ndaj Të Bardhëve të Madridit për turpërimin që spanjollët i patën bërë në finalen e vitit të shkuar

Real Madrid dhe Juventus do të përballen në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në një përsëritje të finales së vitit të shkuar.
Skuadra italiane do të kërkojë hakmarrje për turpërimin që i pati bërë gjiganti spanjoll, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:1.
Ndërsa, short më të lehtë do të ketë rivali i përjetshëm i Real Madrid, Barcelona, që kualifikimin do ta kërkojë përballë Roma.
Skuadra tjetër spanjolle, Sevilla, do të përballet me gjigantin gjerman Bayern Muncih, ndërsa sfidë tjetër e madhe do të jetë ajo mes Liverpool dhe Manchester City.
Kjo njëkohësisht do të jetë përballja e vetme mes skuadrave nga e njëjta ligë, që do të thotë se në gjysmëfinale do të kemi veç një skuadër angleze.