Lajmet e fundit
Los Blancos janë gati që të flasin për largimin e Bale në drejtim të Old Trafford, nëse Djajtë e Kuq pranojnë që De Gea të niset drejt Madridit

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është i gatshëm të negociojë me Manchester United për Gareth Bale, nëse Djajtë e Kuq e përfshijnë edhe David de Gea në bisedime.
Raportohet se Bale nuk ka pozicion të sigurt nën urdhrat e Zinedine Zidane, ndërsa Jose Mourinho pret në majë të gishtave me një ofertë prej mbi 100 milionë eurosh për uellsianin.