Lajmet e fundit
Los Blancos e kanë kapitalizuar epërsinë e thellë nga përballja e parë, duke treguar se në garat europiane vazhdojnë të kenë superioritet mbi Los Rojiblancos

Real Madrid është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me gjigantin italian Juventus.
Los Blancos u mposhtën nga Atletico Madrid në përballjen e dytë, në Vincente Calderon, me rezultat 2:1.
Por pavarësisht këtij rezultati skuadra nga Santiago Bernabeu u kualifikua në finale, sepse ndeshjen e parë e pati fituar me tregolëshin e Cristiano Ronaldo.
Në përballjen e sontme golat për Atletico Madrid i shënuan Saul Niguez dhe Antoine Griezmann, ndësa për Real shënoi Isco.
Kështu ky edicion i Ligës së Kampionëve ka ardhur drejt fundit, me finalen që do të luhet më 3 qershor në Cardiff.