Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Spanjës dhe Europës synon të sigurojë shërbimet e portierit të Atletic Bilbao, Kepa

Real Madrid është duke u munduar të transferojë në radhët e veta gardianin e Athletic Bilbao, Kepa Arrizabalaga.
Los Blancos ka tre vjet që nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e spanjollit të Manchester United, David De Gea.
Kështu skuadra kampione e Spanjës ka kthyer sytë kah Kepa, në të cilin sheh profilin e portierit të së ardhmes.
Duke parë këtë situatë, Athletic synon të nisë negociatat me gardianin, për t’i vënë klauzolë largimi në vlerën 65 milionë euro.