Lajmet e fundit
Gjiganti spanjoll është i interesuar në transferimin e një sulmuesi para mbylljes së afatit kalimtar, ndaj është i gatshëm ta aktivizojë klauzolën e largimit të spanjollit

Real Madrid është gati t'i paguajë 40 milionë euro për transferimin e Iago Aspas gjatë këtij afati kalimtar.
Skuadra spanjolle është e interesuar të transferojë një sulmues këtë verë dhe asi i Celta Vigo shihet si mundësi e mirë.
Për më tepër, tekniku i ri i Të Bardhëve, Julen Lopetegui, ka punuar me Aspas tek Spanja dhe i njeh mirë cilësitë e lojtarit.
Skuadra kampione e Europës nuk ka bërë ndonjë transferim të madh këtë afat kalimtar, megjithë largimin e Cristiano Ronaldo drej Juventus.