Lajmet e fundit
Asi i skuadrës gjermane po përcillet nga skuadrat më të mëdha europiane, të cilat janë të interesuara ta blejnë këtë verë, marrë parasysh potencialin që ka

Real Madrid është duke shikuar mundësinë e transferimit të asit të Borussia Dortmund, Christian Pulisic, gjatë këtij afati kalimtar.
Ylli i përfaqësueses të Shteteve të Bashkuara ka kohë që është i lidhur me largim nga Westfalenstadion, me Chelsea, Liverpool dhe Bayern Munich që kanë shprehur interesim për të.
Pulisic pritet që t'i kushtojë rreth 70 milionë euro cilësdo skuadër që e transferon, ndërsa konsiderohet një ndër mesfushorët më premtues në botë.