Lajmet e fundit
Skuadra nga Santiago Bernabeu është e interesuar ta ketë në radhët e veta mbrojtësin italian, për të cilin ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh

Real Madrid është duke synuar që këtë verë të transferojë mbrojtësin e Juventus, Leonardo Bonucci.
Strategu Zinedine Zidane e ka bërë listën e transferimeve për këtë afat kalimtar dhe mbrojtësi është prioritet i tij.
Juventusi ka deklaruar se lojtari nuk është në shitje dhe vetë Bonucci i ka mohuar zërat për largimin e tij.
Real ka gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për mbrojtësin italian, që cilësohet si një nga më të mirët në rolin e tij.