Lajmet e fundit
Holandezi mund të largohet qysh në janar nga Old Trafford, marrë parasysh raportet që ka me trajnerin dhe interesimin e dy skuadrave të mëdha për të

Mbrojtësi i Manchester United, Daley Blind, është duke u përcjellë me kujdes nga dy rivalët e përbetuar të La Ligës, Barcelona dhe Real Madrid.
Holandezi nuk është i preferuar i Jose Mourinho dhe Barça e sheh si mundësi për ta zëvendësuar Javier Mascherano, që mund të largohet drejt Kinës qysh në janar.
Në anën tjetër, Los Blancos mendojnë se Blind mund të luajë krah Sergio Ramos në qendër të mbrojtjes, nëse ndonjë nga mbrojtësit tjerë nuk performon siç duhet.