Lajmet e fundit
Los Blancos janë kthyer fuqishëm në luftën për titull të La Liga, pas humbjes në El Clasico, duke shënuar plot gjashtë herë në portën e Deportivo La Coruna

Real Madrid ka mposhtur Deportivo La Coruna me rezultat 6:2, në ndeshjen e xhiros së radhës të La Liga.
Los Blancos kaluan në epërsi në minutën e parë të ndeshjes, pas një topi të vjedhur, të cilin në rrjetë e futi Alvaro Morata.
Të dytin gol për Mbretërit e shënoi James Rodriguez, si rrjedhojë e një kundërsulmi të shpejtë.
Deportivo ngushtoi epërsinë e kryeqytetasve në të 35-ën minutë, me një gol të Florin Andone. Por në pushimin mes pjesëve skuadrat nuk shkuan para se Lucas Vasquez ta kthente sërish në dy gola avantazhin e Real.
Në të dytën pjesë Los Blancos vazhduan me po të njëjtën tempo, duke shënuar golin e katërt në minutën e 67-të përmes James Rodriguez.
Golin e pestë për gjigantin nga Santiago Bernabeu e shënoi mesfushori spanjoll Isco, që shkëlqeu në këtë ndeshje, duke dhuruar një paraqitje për t'u mbajtur në mend për një kohë të gjatë.
Epërsinë e Los Blancos edhe për një gol në fund të takimit e ngushtoi Joselu, por atë në katër gola e ktheu përsëri Casemiro me një gol të bukur nga distanca.