Lajmet e fundit

Real Betis arriti të mposhtë pa shumë probleme Levanten, me rezultatin e pastër 4-0. Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga ana e vëndasve, të cilët iu imponuan gjatë gjithë kohës kundërshtarit, por mundur dot të gjenin rrugën e rrjetës.
Sidoqoftë vetëm dy minuta nga fillimi i pjesë së dytë, tentativat e tyre shpërblehen me gol në minutën e 47 falë Antonio Sanabria, i cili me një goditje të topit më kokë i jep epërsinë skuadrës. Në 55 është Fabian Ruiz ai që kujdeset për të dyfishuar rezultatin, me një të majtë potente nga jashtë zonës.
Tentativat e Levantes për të reaguar nuk japim efekt, pasi të zotët e shtëpisë tregohen të kujdesshëm, duke mos i krijuar hapsira kundërshtarit dhe mbajtur topin në zotërim. Ai që vulosi fitoren e Real Betis ishte Sergio Leon në minutën e 65.
Ka festë edhe për Antonio Sanabria, i cili arriti të shënontë në minutën e tretë shtesë. Për Betis kjo ishte fitorja e tretë radhazi, pas asaj së javës së kaluar ndaj Realit të Madridit dhe i pozicionon ata në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, ndërsa për Levanten kjo ishte humbja e parë në kampionat./supersport.al