Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Europës synon ta befasojë rivalin e madh nga La Liga, duke bërë një ofertë shumë serioze për mesfushorin francez të PSG-së

Real Madrid është gati të bëjë një ofertë befasuese për të nënshkruar me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.
Rabiot akoma nuk ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën franceze, ndërsa kërkohet me ngulm edhe nga gjiganti tjetër spanjoll, Barcelona.
Real shpreson se mund ta bindë 23-vjeçarin të kalojë në Santiago Bernabeu para fundit të këtij afati kalimtar, që mbaron javën e ardhshme.