Lajmet e fundit
Skuadra mbretërore është afër nënshkrimit me Kiko Casillan për një dëmshpërblim prej 6 milionë eurosh.

Kiko Casilla është pranë kalimit tek Real Madrid.
Dy skuadrat, Reali dhe Espanyoli janë afër arritjes të një marrëveshje për të transferuar gardianin 28 vjeçar në Madrid.
Sergio Gonzales, trajner i Espanyolit e kupton lojtarin, por si trajner i duhet të ketë tjetër qëndrim.
“Si lojtar është mundësi unike, të cilës është e vështirë t’i thuash jo. Duhet pranuar me krahët hapur”.
“Por, si trajner më duhet të kem qëndrim tjetër”.
Transferimi i Casilla do të ishte i katërti këtë afat kalimtar tek skuadra mbretërore, pas Casemiros, Cheryshevit dhe Lucas Vasquezit.
Marrëveshja është afër finalizimit për një shumë prej 6 milionë eurosh.
Real Madrid zotëron 50 përqind të të drejtave të lojtarit që kushton 20 milionë euro, prandaj për 10 milionë ai do të ishte në Madrid gjithsesi. Por, negociatat kanë zgjatur për të arritur në çmimin 6 milionë euro.