Kardiologu Gani Bajraktari ishte suspenduar nga puna pasi qe dyshohej se i ka urdhëruar pacientët të diagnostifikohen në një spital privat.
Ndërsa i njëjti është kthyer në vendin e punës me vendim të inspektoratit të punës dhe për këtë ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
ShSKUK e ka kundërshtuar vendimin e inspektoratit për ta kthyer Bajraktarin në punë duke bërë ankesë në Trupën Ekzekutive të Inspektoratit të Punës, transmeton Klan Kosova.
“Doktor Bajraktari ka vepruar jashtëligjshëm duke e udhëzuar pacientin për ekzaminime jashtë QKUK-së pa u paraqitë rasti në fjalë në mbledhjen e kolegjiumit dhe të mirrtt mendim konziliar”, shkruan në ankesën e ShSKUK.
Ndërsa Bajraktari e ka fajësuar ShSKUK duke thënë se suspendimi ka rrezikuar shëndetin e pacientëve të tij dhe i ka bërë ata që të shpenzojnë para pa nevojë.
“Më vjen shumë keq që disa prej tyre janë detyruar (për shkak të Vendimit të montuar të suspendimit tim) të vijnë në sektorin privat, duke shpenzuar (pa asnjë arsye) para nga xhepi i tyre i varfër, për teket e urdhërdhënësit të vendimit tashmë të anuluar” ka shkruar Bajraktari në llogarinë e tij të Facebook-ut.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.