05.06.2018 · përditësuar para 2979 dite1 min lexim
Ylli i Manchester City-t, Leroy Sane, e ka shprehur zhgënjimin e tij pasi që nuk u përzgjodh nga trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, për të marrë pjesë në Kampionat Botëror.
Sane kishte qenë në listën preliminare prej 27 lojtarësh, por ishte njëri nga katër lojtarët që u la jashtë nga Low në listën përfundimtare.
“Falemnderit shumë të gjithëve për mesazhet tuaja inkurajuese dje dhe sot”, ka shkruar Sane në Twitter.
“Jam qartazi i zhgënjyer që nuk do të marr pjesë në Kupën e Botës, por duhet që ta pranoj këtë vendim dhe do të jap gjithçka që të rikthehem më fuqishëm”.
“Asgjë pos suksesin më të madh të ekipit gjerman në Rusi. Shkoni merreni atë titull”.