Lajmet e fundit

Michael Buble i është përgjigjur raportimeve të fundit se ai po heqë dorë nga muzika.
Këngëtari 43-vjeçar e ka kritikuar intervistën ku thuhej se ai kishte deklaruar se po hiqte dorë nga muzika pasi kishte bërë karrierë të suksesshme.
“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Kjo është deklarata ime e nxjerrë krejtësisht nga konteksti”, ka deklaruar përfaqësuesi i tij për “Extra”.
Sipas intervistës, Michael tha se ai më nuk kishte “stomak” për industrinë argëtuese dhe për “narcisizmin e të famshëve”.
Këngëtari shtoi se perspektiva e tij mbi jetën ndryshoi pasi djali i tij Noah u diagnostikua me kancer në vitin 2016.