14.10.2022 · përditësuar para 1378 dite1 min lexim
Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim të akuzuarin Shaban Gogaj, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetajt, në shtator të vitit 2018 në Deçan.
Pas këtij vendimi ka reaguar Albesa Cacaj - bashkëshortja e të ndjerit Agonis Tetaj, duke thënë se kjo veç drejtësi nuk është, njofton Klan Kosova.
“Ne presim nga Gjykata e Apelit që ta vendos drejtësinë duke dhënë dënimin adekuat, për vrasjen e bashkëshortit tim dhe babait të dy fëmijëve të mi, Lisit dhe Blinit. Për ne ditët janë të gjata e vitet e dhimbjes po rriten, tashmë kaluan 4 vite dhimbje e sfida nga më të ndryshme. Kjo veç drejtësi nuk është”.
“Kërkoj publikisht nga Prokuroria e Shtetit që të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit, nga e cila presim që të vendosë drejtësinë e merituar”.
https://klankosova.tv/gjykata-e-denon-shaban-gogajn-me-shtate-vjet-e-gjysme-burgim-per-vrasjen-e-agonis-tetajt/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.