Lajmet e fundit

Menjëherë pasi është shkarkuar zyrtarisht nga posti i trajnerit të Interit, Frank de Boer ka shprehur keqardhje për largimin e parakohshëm nga zikaltrit.
“Shumë keq që përfundoi kështu. Për të çuar para këtë projekt nevojitej më shumë kohë. Dua të falënderoj të gjithë tifozët për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë më këto muaj. Forca Inter”, ka shkruar holandezi në Instagram.
Holandezi mori drejtimin e Interit para startit të këtij sezoni duke zëvendësuar Roberto Mancinin, por nuk mundi që të linte gjurmë në aventurën e tij të parë në Serinë A.
https://www.instagram.com/p/BMRCFjFhkN_/