Gjatë intervistës Oprah with Meghan dhe Harry, Meghan Markle zbuloi se një anëtar i familjes mbretërore diskutoi se si mund të dukej toni i lëkurës së Archie-t kur të lindte.
Meghan tha se kishte “shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët mund të jetë lëkura e fëmiut të saj kur të lindë”.
Kjo bëri që Oprah të thoshte: “ÇFARË?? Kishte bisedë me ty rreth asaj se sa i errët mund të jetë fëmija juaj?”
“Potencialisht, dhe çfarë kuptimi do të kishte ose dukej kjo”, u përgjigj Meghan.
Ndërkaq, babai i saj, Thomas Markle, foli për emisionin Good Morning Britain, ku u pyet për këtë pretendim.
Gjëja rreth asaj se çfarë ngjyre do të jetë foshnja ose sa e errët do të jetë lëkura e saj, unë mendoj dhe shpresoj se është vetëm një pyetje budallaqe nga dikush”, tha ai. “Mund të jetë dikush që ka bërë pyetje budallaqe, sesa të jetë racist”.
“Kam respekt të madh për familjen mbretërore, dhe nuk mendoj se familja mbretërore britanike është raciste”, tha Thomas. “Nuk mendoj se britanikët janë racistë, por Los Angeles dhe California janë racistë, por mendoj që britanikët nuk janë”.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.