Lajmet e fundit

Futbollisti Arbnor Muja, ka reaguar pasi trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka thënë se e ka kërkuar vendin e titullarit për dy ndeshjet e qershorit.
Muja e ka quajtur deklaratën e selektorit Giresse si të pavërtetë.
"Deri sot kam heshtur për çështjen e mosftesës sime nga selektori i Përfaqësuesës së Kosovës, Alain Giresse. Por sot, nuk do të heshti!", shkroi Muja.
“Deklarata e selektorit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullar në ndeshjet e qërshorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e Marsit, kërkesa ime ka qenë se ku qëndroj në planet e Selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme dhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës dhe i kam treguar që mendoj që ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e marsit. Secili trener dhe staf i tyre që ka punuar me mua, e dijnë të gjithë që unë një gjë të tillë nuk e kërkoj kurrë!".
“Emrin tim, selektori mund ta thërret, mund ta lejë në bankën rezervë, mund ta lejë edhe në tribuna, por kurrë ta njollosë!”