Lajmet e fundit

Reagimi i Engjëll Bërbatovcit pas kualifikimit të Kosovës në finale ka marrë vëmendje botërore.
Ai ka deklaruar se nuk e kishte pritur që momenti i tij të bëhej kaq viral.
"Nuk e kam prit që ka me shku kaq virale në krejt botën. Mundohna me promovu punën tem, emocionet i ndaj me njerëz tjerë. Idenë s’e kam pas fare me xhiru vetën në këtë ndeshje. S’e kam pas fort vëmendjen te xhirimi. Kur hyna në kabinë, kur e lashë me kqyrë Kosovën thashë hajt veç e la telefonin dhe gjithçka ka rrjedh spontane. Natyrale. Po besoj krejt shqiptarët edhe e mbajnë kanë festuar kështu si unë," ka thënë Berbatovci në "Weekend" në Klan Kosova.Reagimi i tij ka bërë xhiron e mediave dhe është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.
Ndiqeni videon për më shumë: https://www.youtube.com/watch?v=ldqlFaNXwFg