Një qen në Australi po e shijon në maksimum 15-minutëshin e famës së tij.
Stanley, një qen i lezetshëm nga Perth, gjatë kësaj jave bëri një paraqitje në kanalin lokal të lajmeve "Network 10 Perth", pasi një video e tij ku shihet duke e kapur topin e tenisit u bë virale.
Kur gazetari i këtij kanali televiziv e pyeti: "Pra, si po e përballon gjithë këtë famë?", Stanley e çoi intervistën në një drejtim tjetër duke e kafshuar një pjesë të mikrofonit dhe duke u larguar.
https://www.instagram.com/p/BvUuTschM8z/
Kjo situatë bëri që gazetari dhe shikuesit të qeshin, ndërkaq në llogarinë e Instagramit të Stanley kishte edhe komentues që aluduan me humor se ai tani ka nevojë për pak trajnim medial.
https://www.instagram.com/p/Bvay5R9B0to/
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.