Lajmet e fundit

Vajza e vogël nga Cincinnati të Ohajos së Amerikës e quajtur Piper ka thyer zemrat e shumë njerëzve me anë të një videoje të saj.
Piper kur vendos syzet me dioptri për herë të parë reagon çuditshëm dhe më pas fillon të buzëqesh shumë e lumtur kur sheh prindërit e saj, ndoshta për herë të parë në mënyrë të qartë.
Jessica Sinclair, nëna e Piper ka shkrua në Facebook se filloi të brengosej kur e bija e saj nuk po zvarrite, transmeton Klan Kosova.
“Ajo nuk kishte filluar të zvarritej akoma, ndonëse e kishte moshën e duhur për këtë andaj unë mendova se mund të kishte probleme me të pamurit. E dërgova te mjeku dhe si rezultat, dioptria e saj është +5 në njërin sy ndërsa +7 në tjetrin sy” tha ajo përmes Facebook.
Edhe mjekët e kanë konfirmuar se ka shumë gjasa që ajo ka pasur probleme me nisjen e të ecurit, shkak I të pamurit të dobësuar.