Real Madridi shënoi fitore ndaj Barcelonës me rezultat 2-1, me dy golat që realizoi Jude Bellingham, në kuadër të La Ligas.
Gjatë golit të parë të Bellinghamit, Toni Kroos i ulur në bankën rezervë si duket nuk u gëzua për këtë, pasi qëndroi i ulur pa reaguar si bashkëlojtarët e tij.
Përndryshe, Bellingham realizoi edhe një gol në frymën e fundit të takimit, për t’ia fituar ndeshjen Real Madridit, transmeton Klankosova.tv.
Për anglezin, ky ishte goli i 13 në të gjitha garat, krahas tre asistime.