Lajmet e fundit

Pas tërheqjes së shortit për grupet e kampionatit evropian që do të mbahet në Francë, ku secila kombëtare ka mësuar se më kënd do të përballen në këtë fazë, kanë ardhur edhe reagime të ndryshme.
Nga grupi A, në të cilin gjendet Shqipëria, me nikoqirin Francën, pastaj Rumanina dhe Zvicra, ka qenë trajneri i kuqezinjve, De Biasi i cili ka thënë se nuk është aspak i brengosur me shortin.
“E dija që kur ishim në vazon e katërt se do të përballeshim me kundërshtar shumë të fortë”.
“Në luajmë kundër vendit që e mirëpret këtë kampionat kësaj radhe, ata llogaritën favorit për ta fituar këtë trofe. Po ashtu edhe Zvicra dhe Rumania janë kombëtare shumë të forta”, ka thënë se De Biasi.
Italiani ka thënë se presioni nuk është mbi ta, çfarëdo që të bëjnë është arritje. Ai ka thënë se do të jetë një eksperiencë e mirë dhe se do të tregojnë maksimumin. De Biasi ka shtuar se lojtarët janë krenar me arritjen e tyre për të marrë pjesë në një kampionat evropian.
Kurse për kapitenin Lorik Cana që e njeh mjaftë mirë futbollin francez, ka thënë pas shortit se do të jetë diçka e mirë përballja me kundërshtarët në grup, transmeton Klan Kosova.