Lajmet e fundit

Në një prezentim privat në studion e saj, dizenjatorja kosovare Venera Mustafa ka shpalosur këtë fundjavë koleksionin e saj ''Ready to wear'' Vjeshtë/Dimër 2017-18
Ky koleksion është frymëzuar nga rrugët e vogla të Prishtinës, lagjet e zejtarët, bizneset e vogla familjare dhe estetika e tyre.
Këto rrugë që dikur ishin sinonim i qytetit sot janë rrugë anësore dhe tepër pak të frekuentuara.
Por pikërisht këto rrugë kanë ofruar tablotë në të cilat është realizuar foto-sesioni me i ri I Venera Mustafës, e cila këtë herë ka bashkëpunuar me fotografin e njohur turk Gokay Çatak.
Në dukje të parë, koleksioni të jep ndjesinë e vjeshjeve të përditshme, pasqyron idenë e së kaluarës së qytetit dhe potencialin e tij estetik.
Veshjet vijnë në kolorit, teksturë dhe tone që provojnë ta demonstrojnë këtë potencial.
Veçantia e materialit janë intervenimet ‘pintucks’ dhe qëndisjet industriale, si pjesë themelore e materialeve të përdorura. Si gjithnjë, edhe në këtë koleksion, Venera Mustafa ofron linja te
pastërta, intervenime minimale, dhe silueta gati skulpturale.