Lajmet e fundit

David Raya do të jetë portieri më i ri i Arsenalit.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizo Romano, Raya do t’i bashkohet Topçinjve në formë huazimi me një klauzolë, e cila do të bëhet e vlefshme në qershor të vitit të ardhshëm.
Spanjolli është pjesë e Brentfordit nga viti 2019, i cili u transferua aty nga Blanckburn Rovers.
27-vjeçari në sezonin e kaluar kishte një performancë të mirë në Premier League.
Ai me fanellën e Brentfordit në sezonin e kaluar u paraqitë në 39 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.
Njoftimi zyrtar nga klubi i Arsenalit, pritet të bëhet sot.