Lajmet e fundit

Raundi i fundit i bisedimeve të armëpushimit është ndërprerë pa ndonjë përparim.
Hamasi u takua me ndërmjetës në Kajro, ndërsa Izraeli nuk dërgoi përfaqësues, thuhet se donte të shihte paraprakisht një listë të të gjithë pengjeve ende të gjallë.
Zyrtari i lartë i Hamasit, Bassem Naim tha se kjo nuk do të ishte e mundur pa një armëpushim, sepse pengjet ishin shpërndarë në të gjithë zonën e luftës.
"Netanyahu nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe topi tani është në fushën e amerikanëve", tha ai, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Uashingtoni tha se një marrëveshje e miratuar nga Izraeli është tashmë në tryezë dhe i takon Hamasit ta pranojë atë, por Hamasi e kundërshton këtë.
Bisedimet e Kajros ishin cilësuar si një pengesë e fundit për të arritur një armëpushim 40-ditor, me dhjetëra pengje të liruar dhe ndihmën e pranuar.