Lajmet e fundit
38 vjeçari pritet që t’i jap fund karrierës në fund të edicionit të Ligës Veri-Amerikane të Futbollit.

Legjenda e Real Madridit, Raul do të pensionohet pas përfundimit të sezonit me skuadrën e tij Neë York Cosmos në nëntor.
Raul debutoi për Real Madridin në nëntor të vitit 1994, duke nisur kështu një rrugëtim 16 vjeçar lavdie – 6 trofe të La Ligës dhe tre të Ligës së Kampionëve.
Ai u bë golshënuesi më i mirë i klubit me 323 gola, rekord të cilin e theu Cristiano Ronaldo në përballjen me Malmon në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Futbolli është pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe vendimi për pensionim s’ishte aspak i lehtë, por besoj që tani është koha e duhur”, ka thënë Raul.
“U jam falënderues të gjithëve që më kanë përkrahur gjatë karrierës”.