Lajmet e fundit
Asi i dikurshëm i Los Blancos ka thënë se fajin për paraqitjet jo të mira të portugezit e ka pozicionimi i tij

Legjenda e Real Madrid, Raul Gonzales, ka gjetur problemin e Cristiano Ronaldo.
Portugezi nuk po kalon një sezon të mirë, pasi ka shënuar 26 gola në 33 paraqitje.
Sipas Raul, fajin e ka pozicionimi i portugezit dhe vjetët, që kanë ndikuar në aftësi fizike.
“Ronaldo po luan më afër zonës dhe kjo është e vështirë. Por, ju lutem – ai nuk e ka humbur potencialin që ka. Kuptohet që nuk e ka shpejtësinë e freskinë e dikurshme, por është normale për shkak të moshës”.
“Gjithashtu ndoshta ka humbur edhe cilësitë një për një, por kjo nuk e bën atë lojtarë më të dobët”.
“Tani është pjesa më vendimtare e sezonit dhe Ronaldo, i cili edhe deri më tani nuk ka qenë keq, do të tregojë potencialin e tij dhe do të jetë shumë vendimtar për Real Madridin".