Lajmet e fundit
Ish kapiteni i Real Madridit e lavdëroi tashmë të shkarkuarin Carlo Ancelottin për punën e bërë në krye të pankinës madrilene.

Raul Gonzales është ngritur në mbrojtje të ish shefit të pankinës madrilène, Carlo Ancelotti. Legjenda e klubit tha se askush nuk mund ta mohojë se italiani ka bërë punë të madhe.
“Ancelotti solli Champions pas shumë vitesh dhe fitoi respektin dhe dashurinë e lojtarëve e fansave”.
“Unë mendoj se ai meriton një falenderim për punën e madhe që ka bërë”.
“Çdo fundsezon kur nuk ka trofe ndodhë një process i vështirë i ndërrimit të trajnerit dhe lojtarëve, ky është Real Madridi. Kishte peridhua në sezon kur Real luajti futboll të bukur, por kur u bë nxehtë ata nuk arritën të fitojnë ndeshje”.
“Në përgjithësi nuk ishte vit i keq, por kur nuk fiton trofe tek Real Madrid nuk konsiderohet ndryshe”.
Real Madrid përfudoi i dyti në tabelë, prapa rivalëve të përjetshëm Barcelonës. Poashtu, u eleminua në gjysmëfinale të Champions nga kampionët e Italisë, Juentus.