20.01.2023 · përditësuar para 1281 dite1 min lexim
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Infrakos”.
Të akuzuarit ishin të ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, njofton Klan Kosova.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
SHËNIM: Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, është pranuar në Gjykatë me datë 31 dhjetor 2019.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.