Lajmet e fundit

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka shpjeguar procedurat që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërmarrin në raste të vizitave humanitare të të akuzuarve apo të dënuarve, në rastin e fundit të Salih Mustafës – Calit.
Mujku, në 'Kosova Today' në Klan Kosova, ka deklaruar se kjo gjykatë thirret në këto procedura që janë si arsyetim për vonesat.
Megjithatë, gazetarja është shprehur e bindur se edhe kësaj radhe do të veprohet sikurse në të kaluarën – duke përmendur rastin e Thaçit, transmeton Klankosova.tv
“Kushdo në Kosovë ka pasur të drejtë të mendojë, që të paktën Gjykata Speciale ka marrë mësim nga ajo që ka ndodhur në mars të këtij viti, kur Thaçit iu lejuan momentet e fundit që ta vizitojë babain e tij, vetëm katër ditë para se të ndërronte jetë, pasi ishte refuzuar paraprakisht dy herë dhe pasi kishte dërguar raporte të detajuar, sikurse ka bërë tash familja e Salih Mustafës.
Specialja thirret në procedurat që janë si arsyetim për vonesat, qoftë edhe tash për Calin. Por jam e sigurt që do të veprohet sikurse në praktikat e kaluara.” – tha Mujku.